Aktualitet

VIDEO/ Në shtëpinë ku u gjet e vdekur nëna e peshëngritësit Pirro Dhima


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:12 - 01/10/21 |
Opi Nion

Nëna e peshëngritësit Pirro Dhima është gjetur të enjten e vdekur në banesën e saj. Mësohet se e moshuara jetonte e vetme, ndërsa u gjet e pajetë nga fqinjët e saj.

Më herët, policia njoftoi se Lefteria Dhima, 75 vjeçe, dyshohet të ketë ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak.

“Më datë 30.09.2021, në Himarë, është gjetur e vdekur pa shenja dhune, shtetasja L. Dh.,  75 vjeçe, dyshohet vdekje natyrale, si pasojë e arrestit kardiak”, njoftoi policia.

Dyshimet kryesore janë që 75-vjeçarja të ketë humbur jetën 3-4 ditë më parë. E  ndjera ishte nëna e Pirro Dhimës, i cili në vitin 1991 emigroi drejt Greqisë dhe u bë një nga sportistët më të njohur grek. Ai fitoi disa medalja të arta si peshëngritës në Lojërat Olimpike.

Pas lënies së peshëngritjes, Dhima u bë President i Federatës së Peshëngritjes në Greqi, më pas deputet i PASOK në parlamentin grek dhe së fundmi drejtor teknik i peshëngritësve në SHBA ku edhe jeton.

Ndërkohë pamjet e mëpshtme të marra nga tv klan tregojnë shtëpinë ku ka ndërruar jetë e moshuara./Opinion.al

 

 

Pas