Bota

VIDEO/ Ndjekja e grabitësve si në filma aksion përfundon me 4 viktima


               Publikuar në : 11:38 - 06/12/19 |
el ida

Dy persona të armatosur hynë në një dyqan bizhuterish në Florida dhe dolën prej aty me disa diamante. Më pas grabitësit u larguan me fugonin e tyre të cilën e braktisën disa metra më tutje, ku rrëmbyen një kamion së bashku me shoferin e tij.

Menjëherë policia u vu në ndjekje të tyre dhe një “garë shpejtësie” u zhvillua në autostradë për rreth 30 km. Trafiku i rënduar bëri që kamioni të bllokohej dhe pikërisht aty pati një përleshje të armatosur mes grabitësve dhe forcave të policisë që përfundoi me 4 viktima.

Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit humbën jetën 2 grabitësit, shoferi i kamionit që ata kishin marrë peng si dhe një person tjetër që qëndronte rastësisht në makinën e tij pranë vendngjarjes./Opinion.al

Pas