Edhe pse UEFA e dënoi me dy ndeshje për koret raciste kundër maqedonasve pas barazimit 2-2 të Shqipërisë me Kroacinë, Mirlind Daku ka vijuar stërvitjen me Kombëtaren.
Para ndeshje me Spanjën ekipi është paraqitur në fushën e kampit stërvitor “Kaiserau” në Dortmund ku ka bërë edhe përgatitjet e fundit.
Në video duket edhe Daku që paçka se nuk do jetë me ekipin, duket që s’e ka ndalur vrullin.