Aktualitet

Video/Ndërtimi i Auto Moto Park në Elbasan, Rama: Do zhvillohen gara ndërkombëtare



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:47 - 25/01/23 |
Opi Nion

Kryeministri, Edi Rama, e ka nisur mëngjesin e sotëm duke publikuar pamje nga puna për ndërtimin e Auto Moto Parkut të parë shqiptar.

Në një status në rrjetin social “Facebook”, krahas videos së publikuar kreu i qeverisë thotë se ky park do të jetë me standardet e Federatës Ndërkombëtare të Automobilëve për zhvillimin e një larmie aktivitetesh dhe garash kombëtare e ndërkombëtare.

“Dhe me punën që vijon për Auto Moto Park-un e parë shqiptar, i cili po ngrihet në Elbasan me standardet e Federatës Ndërkombëtare të Automobilëve (FIA) për zhvillimin e një larmie aktivitetesh automobilistike dhe garave kombëtare e ndërkombëtare, ju uroj një ditë të mbarë”, u shpreh Rama.

Ky projekt parashikon që të ndërtohet në zonën e Krastës dhe kompleksi i ri rajonal i Drejtorisë së Shërbimeve të Transportit Rrugor të Elbasanit dhe Qendrës së Kontrollit të Automjeteve.

Si pjesë e këtij investimi parashikohet të ngrihet dhe muzeu i parë Retro, pista e parë të garave auto-moto të certifikuar nga FIA dhe struktura të tjera shumëfunksionale buzë shëtitores së re, për pedalim dhe sport të tjera.

Pas