Ka ndërruar jetë në spital gruaja që u aksidentua mesditën e sotme në rrugën “Besim Alla” në Kombinat.
Policia tha se automjeti tip Mercedes Benz (taxi) me drejtues shtetasin R. H., ka aksidentuar shtetasen V. K. e cila pasi është dërguar në Spitalin Ushtarak dhe ka ndërruar jetë si pasojë e goditjes së marrë.
Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga shërbimet e Policisë Rrugore për veprime të mëtejshme proceduriale.
Aksidenti ndodhi rreth orës 14:20 në kryqëzimin e rrugës Besim Alla me Konferencen e Pezes. Paraprakisht thuhet se gruaja ka tentuar të kalojë në semafor të kuq. Gjithsesi ekspertët dhe policia do percaktojne shkakun e sakte të aksidentit. /Opinion.al