Ndërprerja e shpeshtë e energjisë elektrike në Gramsh ka ngjallur pakënaqësi tek qytetarët, pasi iu janë djegur pajisjet elektroshtëpiake.
Një qytetar në Gramsh ka zgjedhur një mënyrë origjinale për të shprehur indinjatën e tij. Ai ka marrë televizorin dhe një sopat dhe ka dalë në sheshin para bashkisë së qytetit të Gramshit dhe pasi e ka hedhur ekranin në tokë, e ka thyer me sopat në formë proteste.
Qytetarët në Gramsh shprehen se shkak i ndërprerjes së energjisë elektrike është mbingarkesa në rrjet, jo nga konsumi, por nga mbiprodhimi.
Në Gramsh janë ndërtuar dhjetëra HEC-e që lidhen me sistemin, por duket se gjatë ditëve me shi ka pasur mbiprodhim.