Dy shqiptarë janë ndjekur gjatë nga Policia italiane pasi dyshoheshin për grabitje.
Gjatë ndjekjes, një nga oficerët e policisë mbeti i plagosur pasi u tërhoq zvarrë me makinë rreth 15 metra, deri sa makina u përplas me një pemë.
Pas kësaj, karabinierët ndërhynë për t’i kapur dy shqiptarët ndërsa ata tentuan të largoheshin në këmbë.
Një nga policët qëlloi tri herë me pistoletë për të trembur shqiptarë, por njëri prej tyre arriti t’ia mbathte.
Ndërsa i arrestuari është Eraldo Preni, 21 vjeç. Një ka plumbat përfundoi në ballkonin e një shtëpie aty pranë duke rrezikuar jetën e banorëve.