Kronikë

Video/ “Ndal policia…”, 35-vjeçari kapet duke vaditur kanabis, në pranga dhe vëllai



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:15 - 28/07/22 |
Opi Nion

Një 35-vjeçar në Sarandë është kapur nga policia në flagrancë duke vaditur bimë narkotike. Policia bën me dije se në vijim të kontrolleve të territorit  dhe në bazë të informacioneve të grumbulluara u organizua operacioni policor i koduar “Fields”.

Në kuadër të operacionit u bë arrestimi i 35-vjeçarit V. B., i cili u kap në flagrancë duke vaditur bimë narkotike, të kultivuara në një zonë të pyllëzuar, në territorin e fshatit Vrinë, Sarandë. Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. B., 38 vjeç, vëllai i 35-vjeçarit, i dyshuar si bashkautor në këtë veprimtari kriminale.

Gjatë kontrollit të banesës së këtyre dy shtetasve, në Shëndëlli, Konispol, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lëndë narkotike r narkotike kanabis, 3 aparate celulare, si dhe një armë gjahu me një sasi municioni luftarak, të cilën këta shtetas e posedonin me leje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të kryera në bashkëpunim./Opinion.al

Pas