Analisti Mustafa Nano i ftuar në emisionin “Opinion” ka komentuar shtimin e bandave në vend. Sipas Nanos, ekzistenca e bandave ka ardhur gradualisht pasi bandat kanë nevojë për një periudhë inkubacioni.
Sipas analistit, zhvillimi gradual i bandave ka ardhur si pasojë e një koalicioni të fortë qeverisës i cili ishte i blinduar dhe ata nuk kishin frikë se mund të rrëzohej. Gjithashtu një tjetër faktor është kanalizimi i vendi. Kanabizimi i vendit ka fuqizuar ekonomikisht bandat në vend. Forca e madhe financiare u ka dhënë bandave fuqinë që ato kanë, dhe gjithashtu lidhja e tyre me politikën. /Opinion.al