Koreagrafja Riselda Sejdia e njohur ndryshe si “Mulliri” është e ftuar sonte tek “Xing me Ermalin” në tv Klan. Ajo sulmoi ashpër aktorin e humorit Agron Llakaj i cili e ka bërë në personazh në emisionin “Al Pazar”, duke e cilësuar amator dhe të pashkollë.
Në fillim, Ermali e pyeti për popullarin në Instagram dhe facebook dhe ajo tha se të gjitha fotot e luksit që poston I ka në funksion të “shitjes” së punës së saj. “Kur shfaqja fotot nga punët e mia merrja 2-3 like, hodh pjatë peshk mora 70 like, hodha versaçen mora 100 like.
Më tej Ermali e pyet se çfarë e bën për të qeshur? Ajo përgjigjet se “më bëjnë për të qeshur amatorët”. Më tej tha se “Gon Llakaj është përpjekur ta imitojë, porn ë mënyrë banale duke e zhvlerësuar si personazh. “Nuk më ul dot ai me amatorizmin e vet dhe as ata që ka rreth e rrotur që janë me 8 klasë shkollë. Prisja të më ftonte në Al Pazar por ka pasur frikë se i dështon Buçi…