Trotuare e rrugë të ngrira. Tregu i ngrirë. Kjo është panorama në qytetin verilindor të Kukësit. Temperaturat e ulëta kanë bërë që shumica e produkteve në tregun e madh të përfundojnë në plehra.
Gazetari i AbcNews raporton se për shkak të ngricave dhe të ftohtit blerësit janë të paktë në treg.
Ndërsa një tregtar shprehet: “Nuk ka lëvizje. Po nuk u hapën lëvizja e fshatrave, rrethinave nuk ka lëvizje, ngel edhe malli pa u shitur”.
Në Kukës, banorët janë mësuar me temperaturat por ankohen për çmimin e druve të zjarrit.
“Jemi mësuar me të ftohtin, por edhe drutë me vështirësi i kemi marrë se shtrenjtë janë”, u shpreh një qytetar.