Nuk i ndodh shpesh, por Arjan Çani ka vendosur që këtë mbrëmje në “Zonë e Lirë” të bëjë një përshëndetje speciale për Ramën, Tahirin dhe Ilir Metën. Duke u krijuar një video gazmore të titulluar “Vallja e Kurvave”. Një video montazh funny në ritmet e një marshi të njohur, ku tre drejtuesit e lartë kërcejnë me njëri tjetrin në një burlesque. Sigurisht që kjo është një ironi që Çani ka zgjedhur të bëjë me tre personazhet, të përfshirë së fundmi edhe në një lojë përgjimesh, e cila u hap në “Opinion”, të enjten në mbrëmje.