Kryetari i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja doli përpara parlamentit për ti bërë thirrje opozitës të ndalë protestën. “Kjo është hera e parë që Sali Berisha nuk mund të zgjedhë një kryeprokuror”, tha Manja. Në këtë moment aty ka mbërritur kryetarja e Lsi, Monika Kryemadhi e cila i ndërpret fjalën Manjës dhe merr gjithe vemendjen e mediave.
“Ulsi nuk mund të zgjidhet një kryeoprokur nga Qeveria. Pse nuk zgjidhesh vetë më mirë kryeprokuror? Kjo që bëni ju nuk ka ndodhur as në diktaturë”, tha Kryemadhi dhe u largua sërish mes turmes.