Bota

Video/ Momenti kur tërmeti shkatërron pallatin në Turqi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:08 - 30/10/20 |
Opi Nion

Ky është momenti i frikshëm kur tërmeti 6.9 ballë shkatërron një pallat në Turqi. Mediat vendase bëjnë me dije se si pasojë e lëkundjeve të tërmetit, janë shembur disa ndërtesa mes tyre edhe një pallat, por deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me numrin e të lënduarve.

Ndërkohë përmes një postimi në Twitter ministri Ministri i Brendshëm Süleyman Soylu shrkuan se deri më tani sipas informacioneve janë shembur 6 ndërtesa në Bornova dhe Bayraklı.

Lëkundjet janë ndjerë në Stamboll, Izmir, Çanakkale, Denizli dhe Bursa.  Qendra e tërmetit që u ndie në shumë provinca u njoftua si İzmir Karabağlar.

Agjencia turke e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave bën me dije se epiqendra ishte në detin Egje, 17 kilometra larg qytetit të Izmirit, dhe magnituda ishte 6.9, ndërsa Agjencia Amerikane e Gjeologjisë thotë se tërmeti ishte i madhësisë 7, i shkallës rihter, me një thellësi prej 2 kilometrash në afërsi të ishullit të Samosit.

Në ishullin grek janë shkatërruar disa banesa, por deri më tani nuk ka raportime për viktima./ Opinion.al

Pas