Bota

Video/ Momenti kur tërmeti i fuqishëm trondit një shkollë në Kinë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:58 - 02/06/22 |
Opi Nion

Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi dje Kinën. Pamjet e publikuara nga transmetuesi shtetëror kinez CCTV tregojnë momentin kur lëkundjet e forta ndihen në një shkollë në provincën jugperëndimore të Sichuan.

Dhjetra nxënës shkolle në panik shfaqen duke u futur poshtë bankave të shkollës përpara se të dilnin me shpejtësi nga klasa me duart në kokë.

Qendra e Rrjeteve të Tërmeteve në Kinë tha se tërmeti kishte një thellësi prej 17 km.

Më pas u regjistrua një tjetër lëkundje sizmike, me magnitudë 4.5 ballë, e cili vrau të paktën katër persona dhe la 14 të tjerë të plagosur.

Sichuan është një zonë sizmike në Kinë.  Tërmeti i fundit kujtoi një tërmet me magnitudë 8.0 që goditi qarkun Wenchuan në veriperëndim të Sichuan në 2008./Opinion.al

Pas