Aktualitet

Video/ Momenti kur shoferi futet mes trotuarit për të shmangur trafikun


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:30 - 09/07/21 |
Opi Nion

Një video e publikuar në rrugët e Shqipërisë, ku një shofer që nget një makinë “Renault”, kryen manovra të rrezikshme në rrugë, po bën xhiron e rrjeteve sociale.

Drejtuesi i automjetit për t’ju shmangur trafikut parakalon në krah të djathtë ndërsa shfaqet në pamje teksa ngjitet në trotuar duke rrezikuar jetën e këmbësorëve.

Në shkelje të rëndë të Rregullave të Qarkullimit Rrugor, ky shofer ka filmuar manovrat e kryera në rrugë dhe i ka reklamuar në rrjetet sociale, duke I dhënë kështu përmasa edhe më të rënda aktit të kryer.

Edhe pse policia prej disa ditësh po vijon me aksionet në rrugët e vendit duke gjobitur dhe arrestuar drejtues mjetesh, sërish në rrugë shfaqen shkelje flagrante./Opinion.al

Pas