Këto janë momentet kur në ditën e panairit të biznesit të tij, policia ka kërkuar që të arrestojë biznesmenin Nikollaq Neranxi.
Shkak është bërë parkimi i gabuar i automjetit të Neranxit, në një rrugë dytësore të autostradës Tiranë-Durrës. Policia e ka gjobitur Neranxin, por ky i fundit, siç thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë, i ka ofenduar efektivët.
Policët kanë dashur ta arrestojnë Neranxin, por janë penguar nga rojet e tij, të cilët janë shoqëruar në polici.
Ndërsa Neranxi ka vijuar me aktivitetin e biznesit të tij dhe është vetëdorëzuar më pas në Komisariatin numër 6 për të dhënë shpjegime lidhur me akuzat.
“Unë do shkojë në polici për t’u sqaruar, të nderuar pjesëmarrës, njoftoni ambasadat, Shqipëria dhe shqiptarët po arrestohen. Përjashta, përjashta policia, shikojini dokumentet nuk ka mundësi që të jenë polica, policia e shtetit është shumë e respektuar nga ne. Nxirrini përjashta…”, dëgjohet të thotë Neranxi në këtë video që tregon momentet e tensionit aty.
http://www.dailymotion.com/video/x46jrcm_momentet-qe-policia-do-ta-arrestoje-neranxin_news