Kronikë

VIDEO/ Momenti kur policët hyjnë në lokalin në Durrës, dyshohet se ushtrohej prostitucion



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:20 - 02/11/22 |
Opi Nion

Kanë dalë pamjet e aksionit të policisë të zhvilluar në Hotel “Colombo” në Durrës.

Sikurse duket në videon e publikuar në abc news, një numër i madh efektivësh nga struktura të ndryshme të policisë mësyjnë brenda lokalit të hotelit që dyshohej se përdorej për prostitucion.

Kjo godinë u konfiskua me vendim të gjykatës së Durrësit, pasi dyshohet pronari Pëllumb Tuda e ka vënë pasurinë me para të siguruara nga aktiviteti i tij kriminal.

Pëllumb Tuda ishte vënë në hetim pasuror dhe gjykata tha dje se rezultonte e provuar që pasuria e tij ishte vënë përmes veprimtarive kriminale ku ai ka qenë i përfshirë.

Po ashtu prokuroria thotë se është provuar që vlera e pasurive objekt i sekuestrimit nuk i përshtatet dukshëm nivelit të të ardhurave dhe nuk i përgjigjet ndonjë aktiviteti të ligjshëm të deklaruar të Pëllumb Tudës.

51-vjeçari është një emër i njohur për drejtësinë. Tuda ka qenë i dënuar për “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Shfrytëzim Prostitucioni”.

Pas