Ky është momenti kur qytetarët kanë neutralizuar 34-vjeçarin Rudolf Nikolli, i cili hyri në xhaminë “Dine Hoxha” dhe plagosi 5 persona.
Siç duket edhe nga pamjet ai është ndaluar fillimisht nga besimtarët të cilët e kanë qëlluar me shpulla dhe shqelma. Më pas në vendngjarje kanë shkuar efektivët e policisë dhe e kanë arrestuar.
34-vjeçari Rudolf Nikolli, rezulton të jetë person me precedent të mëparshëm kriminalë. Nikolli ka kryer një tjetër plagosje në muajin mars të këtij viti. 34-vjeçari ishte konfliktuar me një 32-vjeçar në terminalin e autobusëve. Pas konfliktit fizik mes tyre, Nikollaj e goditi me thikë 32-vjeçarin duke e lënë të plagosur./Opinion.al