Janë publikuar pamje të tjera tronditëse në të cilat tregohet momenti i ekzekutimit të ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe.
Nga video duket se është qëlluar dy herë në drejtim të tij.
Truprojat e ish-kryeministrit përpiqen të devijojnë plumbat e vrasësit nëpërmjet një çante, ndërkohë ish-kryeministri bie në tokë kur goditet nga plumbat për herë të dytë.
Abe Shinzo u qëllua në gjoks teksa po mbante një fjalim në një fushatë zgjedhore në Nara të Japonisë të premten. Menjëherë pasi u qëllua, policia kapi 41-vjeçarin Tetsuya Yamagami si të dyshuar. Policia sekuestroi gjithashtu armën me të cilën u qëllua Abe.