Japonia ka filluar të kërcënohet sërish nga një tsunami i mundshëm pas tërmetit të fortë që goditi brigjet lindore të saj.
Tërmeti me magnitutë 7.4 të shkallës rihter është ndier rreth orës 06:00 më orën lokale ditën e hënë duke shkaktuar fillimisht një valë tre metra të lartë, ndërsa kur vala ka mbërritur në breg ka qenë më e ulët.
Qindra njerëz janë kërkuar të evakuohen. Deri tani janë llogaritur dëme të vogla materiale.
Një tërmet që më pas u pasua nga tsunami më vitin 2011 vrau gati 18 mijë njerëz.
Në Fukoshima ndodhet edhe një central bërthamor, i cili për fat të mirë nuk ka pësuar dëmtime.
Ekspertët mendojnë se tërmeti i djeshëm ka pasur lidhje me atë të pesë viteve më parë.
https://youtu.be/eER-kApPOLM