Endri Dumani ka takuar familjarët e tij pas më shumë se 6 vitesh në Siri. Nga ajo çfarë shfaqet në një video të publikuar nga Kryeministri, është nëna e emocionuar e cila e puth dhe përqafon birin e saj teksa i thotë “o i bukri i mamit, sa i bukur qenke bërë kështu”.
Teksa familjarët e përqafojnë duket edhe reagimi i Endrit, i cili shfaqet pa i hutuar, ndoshta për shkak të gjithë ngjarjeve të përjetuara në kampin Al Howl.
Kujtojmë se Endri Dumani dhe motra e tij Eva Dumani u morën drejt Sirisë nga babai i tyre gati 6 vite më parë, pa dijeninë e nënës që prej vitesh kishte pritur kthimin e dy fëmijëve. Eva Dumani është ende ne kamp./Opinion.al