Këto pamje vijnë nga luftimet pranë kufirit Izrael-Gaza.
Video që është bërë virale në rrjet tregon momentin kur ekipi i CNN ka qenë duke raportuar nga kufiri, por kanë dëgjuar shpërthime të mëdha nga sulmet me raketa.
Ata shfaqen teksa vrapojnë për t’iu shpëtuar sulmeve.
Sikurse shihet edhe nga video, gazetarja Clarissa Ward dhe ekipi i saj u detyruan të strehoheshin nga raketat pranë kufirit Izrael-Gaza.