Krim makabër ishte ai që ndodhi në Greqi pak javë më parë, ku një nënë e re, Caroline, u mbyt në sy të foshnjes së saj, nga bashkëshorti.
20-vjeçarja u gjet e vrarë, në papafingo të shtëpisë, pranë krevatit të fëmijës së saj 11 muajsh, ndërsa burri i saj 32 vjeç, kishte krijuar një skenë, për të kamufluar situatën sikur ishte i lidhur në një karrige në dhomën e gjumit, por pas hetimeve disajavore ishte pikërisht teknologjia që e zbuloi atë dhe tashmë ndodhet i arrestuar.
Sëfundmi “Daily Mail” ka publikuar pamje të 20-vjeçares, teksa luante me fëmijën e saj pranë detit, ku siç shihet në video ajo duket e lumtur.
Ky do ishte dhe momenti i fundit që ajo do e shikonte vajzën e vogël, pasi burri i saj grek e mbyti me jastëk me justifikimin se Caroline donte të ndahej./Opinion.al