Bota

VIDEO/Momenti kur Ambasadori i Ukrainës në OKB përballet me homologun e tij rus



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:08 - 24/02/22 |
Opi Nion

Takimi urgjent i Këshillit të Sigurimit të OKB-së ishte menduar si një përpjekje për të bindur Rusinë që të tërhiqej nga dërgimi i trupave në Ukrainë.

Ndërsa diplomatët në selinë e OKB-së po kërkonin që Rusia të tërhiqej – “Jepini paqes një shans”, u lut Sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres – Presidenti rus Vladimir Putin doli në televizion në atdheun e tij për të njoftuar një operacion ushtarak që ai tha se kishte për qëllim mbrojtjen e civilëve në Ukrainë.

“Është tepër vonë, të dashur kolegë, për të folur për de-përshkallëzimin”, i tha këshillit ambasadori ukrainas Sergiy Kyslytsya. “Unë i bëj thirrje secilit prej jush që të bëjë gjithçka që është e mundur për të ndalur luftën.”

Në një replike që nuk shihet shpesh në dhomën e këshillit, Kyslytsya sfidoi homologun e tij rus të thoshte se vendi i tij nuk ishte në atë moment duke bombarduar dhe granatuar Ukrainën ose duke lëvizur trupa drejt saj.

“Ju keni një smartphone. A duhet ta paraqes këtë video? -thotë ai teksa tregon telefonin me videon ku presidenti rus mban fjalimin ku ka shpallur fillimin e luftës. “Ambasador a duhet ta bëj këtë. Mos më ndërprisni ju lutem.”, vijon ai deklaratën.

Ndërkohë Ambasadori rus përgjigjet: Atëherë mos më bëni pyetje kur jeni duke folur. Vazhdoni me deklaratën tuaj.

Ambasadori i Ukrainës \: “Ju shpallët luftë. Është përgjegjësi e juaja të ndalojë luftën”.

“Unë kam thënë tashmë gjithçka që di në këtë pikë,” u përgjigj ambasadori rus Vassily Nebenzia./Opinion.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by CNBC (@cnbc)

Pas