Pamjet e mëposhtme tregojnë momentin kur një 16-vjeçar qëllon me thikë bashkëmoshatarin e tij në Pogradec.
Ngjarja ka ndodhur jashtë ambienteve të gjimnazit “Gjergj Pekmezi”, ku shihet një numër i madh të rinjsh që po ecin rreth shkollës.
Në një moment, dy grupe djemsh afrohen dhe pasi dy prej tyre shkëmbejnë fjalë, njëri nxjerr thikën dhe godet tjetrin. I plagosuri shfaqet në pamje teksa uket në tokë.
Pas ngjarjes policia ka mundur të arrestojë autorin J. L., 16 vjeç, banues në Pogradec. Ai do të përballet tashmë me akuzën “Plagosja e rëndë me dashje”.