Momenti kur një 3-vjeçar ka parë për herë të parë prindërit e tij është bërë viral në rrjet.
Në video e publikuar nga mediat e huaja bëhet me dije se vogëlush i sëmurë, gëzohet shumë kur i vendosen një palë syze të veçanta dhe i sheh për herë të parë fytyrat e prindërve.
Fëmija trevjeçar, Jaxon Emberton, i cili është lindur me një çrregullim kromozomal të njohur si Sindromi DiGeorge, buzëqeshi kur iu vendosën syzet në spitalin “Fëmijët e Alabamas” në Birmingham të Shteteve të Bashkuara.
Prindërit e tij u shprehën se fillimisht nuk mund të besonin që i biri i tyre ka problem me sytë derisa mjeku i këshilloi për një palë syze për të cilat vogëlushi kishte nevojë.
“Buzëqeshja e tij ka prekur zemrat e shumë njerëzve në rrjetet sociale. Më kujtohet kur e postova videon mëngjesin e kaluar dhe isha i habitur kur pashë se sa shumë persona e kishin parë”, tha babai i fëmijës./Opinion.al