Në videon e mëposhtëme shfaqet momenti i vrasjes së oficerit të policisë Saimir Hoxha.
Sikurse duket në pamje makina e policisë “Land Rover” ka ndaluar e para, menjëherë një efektiv zbret në tokë dhe i bën shenjë për të ndaluar makinës ku ndodhej 21-vjeçari Aldi Rama dhe dy shokët e tij.
Më pas nënkomisari i Policisë, Saimir Hoxha afrohet tek automjeti dhe menjëherë pas disa sekondash rrëzohet përtokë pasi është qëlluar nga i riu. Sapo qëllon efektivin e Policisë, ai ka përfituar nga mosprania në makinë e dy shokëve të tij, për të kaluar në vend të parë. Në pak sekonda ai largohet me shpejtësi tejet të lartë nga vendngjarja.
Me armën e zjarrit pistoletë tip TT, 21-vjeçari ka qëlluar me dy plumba oficerin e Policisë, duke e plagosur rëndë atë. Gjatë transportit për në spital, oficeri i Policisë ka gjetur vdekjen.
Oficerët e grupit të kontrollit kanë reaguar me armët e shërbimit kundër automjetit në largim, me qëllim neutralizimin e tij por Aldi Rama ka arritur të largohet. Pak orë më pas ai ka qëlluar veten me armë zjarri dhe si pasojë ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Spitalin e Trumës./Opinion.al