Një karburant është përfshirë nga flakët në qytetin e Volgogradit në Rusi. Pamjet e shpërthimit janë bërë virale në rrjet, ndërkohë që raportohet se të paktën 14 persona kanë mbetur të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e së hënës, ndërsa në momentin e shpërthimit në karburant ndodhej edhe një kamion i ngarkuar me lëndë djegëse.
Mes të plagosurve është edhe një zjarrfikës që pësoi djegie serioze dhe dy të tjerë të cilët u përplasën në tokë nga forca e madhe e shpërthimit.
Zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga një shkarkesë e energjisë elektrike./Opinion.al