Mediat kosovare kanë publikuar një video të marrë nga kamerat e sigurisë që tregon momentet e shpërthimit të bombolës së gazit në restorantin në Ferizaj.
Në pamjet duket qartë se si në pak sekonda shpërthimi i fuqishëm shkatërron thuajse gjithë pjesën e brendshme të lokalit.
Fatmirësisht, si pasojë e shpërthimit deri më tani nuk raportohet për viktima, por vetëm të plagosur. 42 persona janë plagosur në total, nga të cilët 14 po trajtohen në Prishtinë./Opinion.al