Pamjet e mëposhtme të transmetuara në mediat ndërkombëtare janë dëshmi në rritje të mizorive të kryera nga ushtria ruse në Bucha, në veriperëndim të Kievit.
Videoja tregon një çiklist duke lëvizur përgjatë një rruge në Bucha, të pushtuar nga ushtarët rusë.
Sikurse shihet në pamje sapo çiklisti merr kthesën, një mjet i blinduar rus qëllon disa fishekë të kalibrit të lartë përgjatë rrugës. Edhe një automjet i dytë i blinduar qëllon dy fishekë në drejtim të çiklistit. Ndërkohë një shtëllungë pluhuri dhe tymi ngrihet nga vendi i ngjarjes.
Videoja tregon pamjet nga ajëri të regjistruara nga ushtria e Ukrainës në fund të shkurtit, kur forcat ruse ende kishin nën kontroll qytetin.
Kufoma e civilit pranë biçikletës është filmuar nga mediat e huaja dhe tashmë është bërë virale në rrjet.
Sikurse duket trupi i pajetë qëndron shtrirë pranë një shtylle që është shembur si pasojë e predhave të lëshuara./Opinion.al