Sport

Video/ Momente frike, dëmtohet Elseid Hysaj


               Publikuar në : 19:25 - 06/10/19 |
Opi Nion

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj ka pësuar një dëmtim të rëndë gjatë ndeshjes së sotme mes Napolit dhe Torinos.

Lojtari shqiptar ka dalë nga loja me barelë në të 33’, pasi në një dyluftim ajror me mbrojtësin e Torinos Ansaldi, i cili është përkuluar ka bërë që Hysaj të rrokulliset në ajër dhe të rrëzohet në tokë duke përplasur kokën në fushë.

Mjekët e Napolit u futën menjëherë në fushë dhe e larguan nga loja, ndërsa në orët në vazhdim pritet një raportim më i detajuar mbi gjendjen e Hysajt./ Opinion.al E.Xh.

Pas