Një mi ka ndërprerë seancën parlamentare të Andaluzisë në Spanjën e Jugut. Në video shihen ligjvënësit teksa ngrihen të trembur nga tavolinat duke tentuat të dalin jashtë godinës.
Seanca u ndërpre për disa minuta, teksa në video dëgjohen dhe të bërtiturat e deputetëve.
Pas pak minutash, brejtësi u largua nga salla dhe seanca rifilloi, por video u bë virale në rrjetet sociale./Opinion.al