Aktualitet

Video/Ministria e Mbrojtjes:Neutralizohen vatrat e zjarrit në ishullin e Sazanit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:30 - 07/06/22 |
Opi Nion

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, bën me dije se janë neutralizuar vatrat e zjarrit në ishullin e Sazanit. Në një status në rrjetin social “Facebook”, Peleshi bën me dije se pas një operacioni të nisur tre ditë më parë nga toka dhe ajri janë vënë nën kontroll zjarret në Sazan.

122 efektivë të Forcave të Armatosura, 9 mjete, 2 anije u angazhuan në terren për të shuar flakët. Ndërkohë sot nisi ndërhyrja nga ajri, me avionin Canadair CL 415, i ardhur si mbështetje nga Greqia.

“Neutralizohen vatrat e zjarrit në ishullin e Sazanit, pas një pune të pandërprerë nga toka dhe ajri. 122 efektivë të Forcave të Armatosura, 9 mjete, 2 anije u angazhuan në operacionin e nisur tri ditë më parë për të shuar flakët. Mëngjesin e sotëm nisi edhe ndërhyrja nga ajri. Forcave në terren iu bashkua edhe avioni Canadair CL 415, i ardhur si mbështetje nga Greqia, në kuadër të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian. Situata në ishullin e Sazanit është nën kontroll,  ndërsa puna vijon për të shmangur totalisht mundësinë e rindezjes së flakëve për shkak edhe të bimësisë”-shkruan Peleshi.

Sakaq, Peleshi jep informacion edhe për shuarjen e flakëve në njësinë administrative Orosh të Mirditës.

“54 efektivë të FA iu bashkuan forcave zjarrfikëse në aksionin për shuarjen e vatrës së zjarrit në njësinë administrative Orosh të Mirditës. Në operacionin që u finalizua në një kohë të shpejtë u bë e mundur shmangia e përhapjes së flakëve pranë banesave.

Ministria e Mbrojtjes shpreh mirënjohjen për punën e të gjithë ekipeve të angazhuara dhe u bën thirrje qytetarëve, turistëve që këtë sezon pritet të jenë të shumtë të bëjnë kujdes, pasi kjo  verë parashikohet të jetë e nxehtë dhe rreziku nga zjarret mbetet evident.

Falenderime të përzemërta Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian për mbështetjen, shtetit fqinj Greqisë për përgjigjen në kohë rekord me avionin Canadair”—shkruan Peleshi./Opinion.al

Pas