Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka preferuar të zbresë personalisht në terren, për t’u kujdesur për festën e organizuar, ditën e nesërme, në lidhje me fëmijët e sëmurë të punonjësve të policisë së shtetit.
Në videon e publikuar nga Opinion.al, ministri Tahiri, vihet re, duke u kujdesur për çdo detaj të festës, e cila do nisë në orën 12:00, e shtunë, në zonën e ish-Bllokut.
Ministri, dy ditë më parë, lajmëroi organizimin e kësaj feste për fëmijët e sëmurë të punonjësve të policisë, nëpërmjet një video të publikuar në rrjetin social facebook.
Në festë, të pranishëm do të jenë DJ më të mirë shqiptarë, të cilët i janë bashkuar kësaj fushate për të lumturuar sado pak këta fëmijë.
Shiko videon: