A.C. Milan ka dështuar edhe njëherë në javën e 23-të të Seria A pasi është mundur nga Sampdoria me rezultatin 0-1, në stadiumin “San Siro”.
‘Rossonerët’ në asnjë moment nuk arritën që të imponojn lojën e tyre duke i dhënë hapësira të mjaftueshme kundërshtarit.
Pjesa e parë përfundoi pa gola edhe pse vendasit krijuan disa raste shënimi, por që nuk u shfrytëzuan.
Në pjesën e dytë ishin mysafirët ata që gjetën golin e epërsisë. Gjyqtari i takimit akordoi penallti në favor të skuadrës xhenoviane të cilën në gol e shndërroi sulmuesi kolumbian, Luis Muriel në minutën e 70′.
Minutat e fundit të takimit, Milani i luajti me një lojtarë më pak pasi Sosa u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Kjo humbje e zbret edhe më poshtë Milanin e cila momentalisht pozicionohet në pozitën e 8 – të në tabelë.
https://youtu.be/Lp8NQe-gmbE