Milan ka arritur të fitojë tre pikë përballë Romës, me të cilën ka fituar me rezultatin 1-2 falë golave të Kessie (’43) dhe Rebiç (’58).
Ndërkohë që për vendasit ka shënuar Veretout në minutën e 50-të, por pa mundur ta ndryshojë rezultatin. Falë kësaj fitoreje, kuqezinjtë e çojnë sërish në 4 pikë diferencën me Interin kryesues, që sot mposhti 3-0 Genoan.
Nga ana tjetër, Roma ndalet në kuotën e 44 pikëve, në vend të 5-të.