Ka përfunduar pa fitues përballja interesante mes Torinos dhe Milanit.
Në kuadër të xhiros së 21-të të Serie A, Torino dhe Milan kanë barazuar 2:2, në sfidën që dhuroi shumë emocione. Vendasit patën fillim të jashtëzakonshëm, duke arritur të shënojnë dy gola.
Belotti shënoi për epërsinë e parë në minutën e 21’të, ndërsa Benassi pesë minuta më vonë dyfishoi epërsinë. Torino ndoshta edhe ka mundur të përfundoi ndeshjen në pjesën e parë, por Ljajic u tregua i pasaktë nga penalltia përballë Donnarummas.
Pjesa e dytë i takoi Milanit, që fillimisht ngushtoi epërsinë me anë të Bertolaccit në minutën e 55’-të. Në minutën 60’-të, Milani arriti barazimi duke shënuar nëpërmjet Bacca nga penalltia. Pas këtij barazimi, Milani renditet në vendin e pestë me 37 pikë, ndërsa Torino në vendin e nëntë me 30 pikë.
https://youtu.be/s8EK2vgIsjw