Mjeku Arian Mezini ka qenë një ndër personazheve të vitit 2020, i përzgjedhur në emisionin “Opinion”, për kontributin e tij jo vetëm si mjek, por edhe për informimin që u ka dhënë qytetarëve gjatë situatës së krijuar nga Covid 19.
Gjatë intervistës së tij, mjeku e ka cilësuar një vit shumë stresant 2020, ndërsa u shpreh se eksperiencën që ka krijuar gjatë këtij viti, nuk do mundet ta krijojë përgjatë gjithë karrierës në vazhdim, si mjek.
“Çdo ditë ka qenë e rëndë, sepse në spitalin tonë vijnë pacientë në gjendje shumë të rëndë. Kjo eksperiencë që kemi bërë gjithë këtë periudhë, besoj që gjithë jetën time sa të jem në këtë profesion do jetë e pamundur që të përsëritet më. Ne pneumologët vetëm nuk kemi intubuar, sepse kemi bërë gjithçka që bën një reanimator”, u shpreh Mezini./Opinion.al