Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka zgjedhur një mënyrë krejt të veçantë për të uruar “Ditën e Verës”.
Në një video të publikuar në rrjetin social “Facebook”, Meta shfaqet teksa reciton disa vargje të Vajit të Bylbylit, poezisë së Ndre Mjedës.
Pjesë nga poezia e Mjedës që reciton Meta
Po shkrihet bora,
Dimni po shkon;
Bylbyl i vorfën,
Pse po gjëmon?
Gjith; fushët e malet
Blerim e mbëloj;
Livadhi e pema
Gjithkah lulzoj.
A çil kafazi,
Bylbyl, flutro;
Ndër pyje e orgaja,
Bylbyl, shpejto.