Presidenti Ilir Meta ndodhet ditën e sotme në Korçë, nga ku dha dhe mesazhe politke. Meta akuzoi kryedemokratin Lulzim Basha se shiti zgjedhjet e 25 prillit, teksa theksoi se pas përfundimit të mandatit si President do i rikthehej betejave politike.
Pas këtyre deklaratave, Meta duke se ka gjetur kohë që të dalë në dëborë dhe të recitojë një poezi të Naim Frashërit për Korçën.
“Lumja ti moj Korç’ o lule!
Q’i le pas shoqet e tua
Si trimi në ball u sule,
Ta paçim për jetë hua”, reciton Meta. Ndërkohë që në FB e shqëron videon me mbishkrimin: “Bardhësi dhe mbarësi përherë për Korçën, të parën lule!”./ Opinion.al