Presidenti i Republikës Ilir Meta ka zgjedhur të pushojë në bregdet në Gjirin e Lalzit, duke qëndruar larg debateve politike.
Në një video të publikuar në media, Presidenti shihet teksa luan me volejboll me një lojtar të Shijakut.
Më herët gjatë ditës kreu i shtetit ishte i pranishëm në një ceremoni në Presidencë ku dekoroi me titullin “Mjeshtër i Madh” tre ish-futbollistët e Tiranës, Pavle Bagaviki, Bujar Tafaj dhe Perikli Dhale./ Opinion.al