Ilir Meta ka folur edhe për momentet e para kur është takuar me Ramën. Që në kujtimet e tij datojnë shumë më herët se viti 1998 kur kanë qenë pjesë e një kabineti në qeverinë Nano të kohës.
“Hera e parë ka qenë besoj kur Edi ka qenë bashketbollist. Sepse basketbollistët e Dinamos, profesor Feti Borova, i sillte shtanga, për të bërë ushtrime për këmbët. Nuk mbaj mend të kemi folur. Por edhe mund të kemi folur. Ka qenë viti 1988-1989. Ku ka qenë kontakti i parë.”
Fevziu-Ka një lloj mosdurimi tuaj ndaj Ramës?
Meta-Kjo nuk qëndron në rastin tim. Unë kam qenë përkrahësi i tij kryesor për tu bërë kryetar bashkie. Kur ka qenë Ministër Kulture për ligjin për teatrin kur kishte konflikt me Nanon. E kam mbështetur dhe i kam dhënë mundësi. Ndonjëherë e kam bërë me dëshirë disa herë pa dëshirë, por e kam berë sepse kam respektuar qytetarët dhe vullnetin e tyre”