Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka denoncuar gjendjen e keqe të rrugës së Komanit.
Në një video të postuar në rrjetet sociale, Meta shprehet se në këtë rrugë kalojnë çdo ditë mijëra turistë.
“Këtej nuk ka mundësi për resorte për pastrimin e parave të Edi Ramës dhe bandës së tij”,-shton Meta.
“Si mund të lihet në këtë gjendje skandaloze rruga e Komanit ku kalojnë me mijëra turistë çdo ditë për të shijuar bukuritë e Veriut të Shqipërisë?
E ka një arsye.
Këtej nuk ka mundësi për resorte për pastrimin e parave të Edi Ramës dhe bandës së tij”,-shkruan ai krah videos.