Bota

VIDEO/ ‘Merr flakë’ oqeani në Gjirin e Meksikës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:29 - 03/07/21 |
Opi Nion

Një zjarr në sipërfaqen perëndimore të oqeanit në Gjirin e Meksikës është shkaktuar ditën e sotme dhe dyshimet e para janë se kjo ka ndodhur për shkak të rrjedhjes së gazit në një tubacion nënujor që e lidhte me platformën e naftës.

Mediat e huaja bëjnë me dije se shpërthimi ndodhi rreth orës 5 të mëngjesit në zonën e naftës së Ku Maoob Zaap dhe u deshën më shumë se 5 orë për të shuar flakët.

Fatmirësisht, nuk pati asnjë të lënduar nga ky incident, por hetimet janë duke vazhduar. Zyrtarë të kompanisë janë shprehur se nuk ka ndodhur asnjë rrjedhje nafte në oqean, ndërsa nuk kanë shpjeguar se çfarë po digjej në sipërfaqen e tij.

Në këtë zonë, operon kompania e rëndësishme e naftës, “Petroleos Mexicanos” (Pemex).

Ndërkohë ndiqni më poshtë videon, e cila është bërë virale në rrjet dhe tregon flakë që dilnin nga uji dhe ngjanin si llavë e shkrirë në një formë rrethore./Opinion.al

Pas