Bota

Video/ Me zë të ngjirur, Princi Charles: Koronavirusi, i pazakontë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:13 - 01/04/20 |
Opi Nion

Princi Charles ka folur për herë të parë që pas ditës që i konfirmuar pozitiv me COVID-19. Princi 71 vjeçar i Uellsit rrëfeu eksperiencën e tij në luftën ndaj koronavirusit.

Në mesazhin e tij, 71-vjeçari e cilësoi koronavirusin si të pazkontë dhe stresues. Princi dha mesazhe shprese për qytetarët, ndërsa vlerësoi punën e ekipeve mjekësore.

Në videon tre minuteshe Princi kishte zë të ngjirur dhe u kuq në fytyrë për shkak të temperaturës. Ai gjithashtu tha se ishte thelbësore që punonjësit kryesore përfshirë ata të ekipit të shëndetësisë, të trajtoheshin me konsideratë speciale.

“Në një kohë kaq të paprecedentë dhe të ankthshme në jetët e të gjithëve, gruaja ime dhe unë po mendojnë veçanërisht për ata të cilët kanë humbur të dashurit e tyre në rrethana shumë të vështira dhe anormale dhe ata të cilët janë sëmurur, të izoluar dhe të vetmuar”, tha Pirnci Charles./ Opinion.al

Pas