Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video me orgji, Berisha tregon pse u pranua gjykim i shkurtuar për Balilin

2019/02/25 at 6:40 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Denoncimi i Berishës: Dako punëson një pensionist në krye të Mjedisit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pasi Gjykata e Krimeve të Rënda pranoi gjykim i shkurtuar për Kelmend Balilin dhe kështu “Eskobari i Ballkanit” përfiton uljen e 1/3 së dënimit. Në një status në rrjetet sociale, Berisha tregon arsyet pse u lejua ky favorizim, sipas tij.

“Thesaret e Balilit, domethënë videot me orgji të regjistruara në Santa Quaranta të vet Ediskobarit dhe narkoqeritarëve të tij. Sjellja e mirë dy vite në arrati e Eskobarit çka detyroi Ediskobarin t’i njohë 1 vit arrati për tre vite burg dhe t’i rezervoje gjykimin e shkurtuar. Kjo e fundit u thotë të gjithë krimineleve qëndroni në arrati po deshët që të keni lehtësi, natyrisht po patet video me orgji”, shkruan Berisha.

Seanca e sotme për Balilin, nisi me Prokurorin Ened Nakuçi që lexoi kërkesën për gjykim, i cili argumentoi ngritjen e 4 akuzave. Sipas akuzës është provuar nga hetimet që Balili ka kryer trafik droge, fshehje dhe pastrim parash si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. Konkretisht ai akuzohet për trafikun me gomone të 678 kilogramëve kanabis nga Saranda në Greqi.
Ky proces gjyqësor pritet të jetë një nga më të shkurtrit të zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri. Gjithçka ka ndodhur në 40 ditë. Në 15 Janar, Kelmend Balili u vetëdorëzua pas negociatave të kryera me Policinë e Shtetit. Në 17 Janar, ai doli për herë të parë në gjykatë për t’u njohur me masën e sigurisë dhe akuzat, duke i mohuar ato.

Vetëdorëzimi i tij përkoi edhe me dërgimin në gjykatë të dosjes nga ana e prokurorisë. Në 25 Janar u zhvillua seanca paraprake ku Kelmend Balili kërkoi gjykimin e shkurtuar dhe gjykatësja e seancës paraprake e kaloi dosjen për gjykim, duke e konsideruar të mbyllur hetimin e prokurorisë.

Këtë të hënë, treshja e gjyqtarëve të themelit vendosi të pranojë gjykimin e shkurtuar duke i lënë kohë prokurorisë dy javë me qëllim përgatitjen e pretencës. Nëse procesi nuk do ketë vonesa të tjera, vendimi për Kelmend Balilin pritet të merret brenda muajit Mars, nga Gjykata e Krimeve të Rënda. /G.F Opinion.al

Etiketa: Klement Balilisali berisha

Ju sugjerojmë

Berisha nis “Foltoren 2:” Ka mision të shpëtojë Shqipërinë nga regjimi i krimit
Kryesore

Berisha nis “Foltoren 2:” Ka mision të shpëtojë Shqipërinë nga regjimi i krimit

17 Nëntor, 2025 7:21 pm
“Asnjë përpjekje për denoncimin e farsës së 2021”/Berisha: Basha luftoi për karrigen
Aktualitet

SPAK cakton datën dhe orën kur do thirret Berisha për “21 janarin”

17 Nëntor, 2025 4:02 pm
Ministria e Drejtësisë kërkoi ekstradimin e tij nga Zvicra, reagon Arben Ahmetaj
Aktualitet

Ministria e Drejtësisë kërkoi ekstradimin e tij nga Zvicra, reagon Arben Ahmetaj

17 Nëntor, 2025 3:38 pm
Dënohet me vdekje ish-kryeministrja në Bangladesh: Dhunoi protestuesit
Bota

Dënohet me vdekje ish-kryeministrja në Bangladesh: Dhunoi protestuesit

17 Nëntor, 2025 3:08 pm
‘Jam i zhgënjyer’/ Trump i jep Putinit vetëm 10 deri 12 ditë për armëpushim
Bota

Trump apel republikanëve të votojnë për publikimin e dokumenteve të Epstein

17 Nëntor, 2025 2:12 pm
Opozita proteston sot, Berisha: Rama të largohet, ne duam qeveri teknike
Kryesore

Opozita proteston sot, Berisha: Rama të largohet, ne duam qeveri teknike

17 Nëntor, 2025 1:07 pm
SPAK i dorëzon zyrtarisht Berishës urdhër-thirrjen për “21 Janarin”
Aktualitet

SPAK i dorëzon zyrtarisht Berishës urdhër-thirrjen për “21 Janarin”

17 Nëntor, 2025 1:03 pm
Berisha refuzoi fletëthirrjen e SPAK për 21 janarin? Balla: Situatë qesharake
Politikë

Berisha refuzoi fletëthirrjen e SPAK për 21 janarin? Balla: Situatë qesharake

17 Nëntor, 2025 12:36 pm
Italia i mbylli me turp kualifikueset, Gattuso: Iu kërkoj falje tifozëve
Sport

Italia i mbylli me turp kualifikueset, Gattuso: Iu kërkoj falje tifozëve

17 Nëntor, 2025 12:28 pm
SPAK kërkon ekstradimin e ish-zv.kryeministrit Ahmetajt nga Zvicra
Kronikë

SPAK kërkon ekstradimin e ish-zv.kryeministrit Ahmetajt nga Zvicra

17 Nëntor, 2025 11:52 am
Para
Rama kërkon dialog për zgjedhje të parakohshme?

Rama kërkon dialog për zgjedhje të parakohshme?

Gjendet i vdekur gazetari i njohur

Gjendet i vdekur gazetari i njohur

Edhe një përpjekje e Kosovës për në INTERPOL

Edhe një përpjekje e Kosovës për në INTERPOL

TE FUNDIT

Berisha nis “Foltoren 2:” Ka mision të shpëtojë Shqipërinë nga regjimi i krimit

Berisha nis “Foltoren 2:” Ka mision të shpëtojë Shqipërinë nga regjimi i krimit
17 Nëntor, 2025

Në fjalën e tij para protestuesve te kryeministria, Sali Berisha u shpreh se Foltorja e dytë ka si synim të...

Lexo më shumë

SPAK cakton datën dhe orën kur do thirret Berisha për “21 janarin”

“Asnjë përpjekje për denoncimin e farsës së 2021”/Berisha: Basha luftoi për karrigen
17 Nëntor, 2025

Pak orë pasi SPAK konfirmoi thirrjen e kreu të PD Sali Berisha për ta pyetur për dosjen e “21 janarit”,...

Lexo më shumë

Ministria e Drejtësisë kërkoi ekstradimin e tij nga Zvicra, reagon Arben Ahmetaj

Ministria e Drejtësisë kërkoi ekstradimin e tij nga Zvicra, reagon Arben Ahmetaj
17 Nëntor, 2025

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka reaguar pasi ditën e sotme Ministria e Drejtësisë kërkoi ekstradimin e tij nga Zvicra. Përmes një...

Lexo më shumë

Dënohet me vdekje ish-kryeministrja në Bangladesh: Dhunoi protestuesit

Dënohet me vdekje ish-kryeministrja në Bangladesh: Dhunoi protestuesit
17 Nëntor, 2025

Një gjykatë tribunale në Bangladesh ka dënuar ish-kryeministren Sheikh Hasina me vdekje për shtypjen e protestave kundër qeverisë të vitit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com