Ka ngjallur debate mbrëmjen e djeshme në emisionin e Ilva Tares, deklarata e sociologut Ergys Mertiri teksa diskutohej mbi trajnimet e LBGT në shkolla. Ai tha se se në shumë raste, psikiatrit kanë shëruar persona “gay” apo “lesbike”, ndërsa Xheni Karaj, aktiviste e kësaj çështje, tha se në vende të tjera për deklarata të tilla gjobitesh.
Karaj reagoi menjëhere duke u shprehur se “këtë nuk mund ta lejoj ta thuash. Sepse kështu na kthen mbas mijëra vite dhe u thua atyre prindërve që këto janë sëmundje dhe duhen trajtuar. Në vende të tjera gjobitesh me gjobë”.
Por Mërtiri insistoi për të thënë mendimin e tij. “Pranoj të gjobitem, por më lë ta them: Ka studiues dhe njëri prej tyre Jersey Statirnov që thotë se nga 300 raste, gjysma e tyre janë kthyer nga homoseksualë në hetereseksualë, edhe pse unë e di se agjenda gay nuk e pranon këtë”.