Bota

Video/ Me duart në kokë, aleati i Putin sheh makinën në flakë me të bijën brenda



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:13 - 21/08/22 |
Opi Nion

Ky është momenti kur aleati i Presidentit rus Vladimir Putin, Alexander Dugin, shfaqet në gjendje shoku në vendin ku u vra vajza e tij Darya Dugina. Ai vendos duart në kokë teksa sheh në flakë makinën e të bijës, ndërsa videoja është duke bërë xhiron e mediave sociale.

Daily Mail raporton se Dugin, u transportua në spital pak momente pasi u filmua në skenën e shpërthimit që vrau vajzën e tij.

Darya Dugina u vra pranë Moskës teksa po udhëtonte me makinë për të shkuar në shtëpi, ndërsa besohet se atentati ishte planifikuar në fakt për babain e saj.

Dugin së bashku me vajzën duhej të ktheheshin me të njëjtën makinë pas një aktiviteti ku kishin shkuar të merrnin pjesë, por  në minutat e fundit, Alexander vendosi që të udhëtonte vetëm.

Hetuesit konfirmuan se zonja Dugina vdiq në vendin e ngjarjes pranë fshatit Bolshiye Vyazemy.

 

Pas