Kronikë

Video/ Me drogë dhe armë në ‘Audi’ e ‘BMW’, arrestohen tre të rinj



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:20 - 05/09/22 |
Opi Nion

Tre persona janë arrestuar nga policia e Durrësit pasi janë kapur me drogë dhe armë.

Sipas policisë, në kuadër të operacionit të koduar “Fundjava”, në Fushë Krujë është arrestuar shtetasi me inicialet K. L., 28 vjeç, banues në Rrëshen, Mirditë, pasi u kap duke qarkulluar me armë zjarri në automjetin tip “Audi” që drejtonte.

Gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar nga shërbimet e Policisë, poshtë sediles së shoferit iu gjet , një armë zjarri pistoletë me një krehër me 8 fishekë luftarakë në të.

Ndërkohë, në Durrës u arrestuan edhe 2 shtetas të tjerë që qarkullonin me armë zjarri.

Në pranga ranë shtetasit D. L., 21 vjeç dhe O. D., 23 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi u kapën në vendin e quajtur “Mbikalimi i Kënetës”, duke qarkulluar me një automjet tip “BMw”, në të cilin mbanin një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis në formë boçeje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, shtetasi O. D., drejtuesi i automjetit, iu nënshtrua testit të drogës, dhe rezultoi pozitiv për përdorim të lëndëve narkotike gjatë drejtimit të automjetit.

Materialet hetimore në ngarkim të shtetasit K. L. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për vepren penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, ndërsa materialet hetimore në ngarkim të shtetasve D. L. dhe O. D. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”./Opinion.al

 

Pas